Skip to content
Politikë

“PD nuk fal kurrë arrestimin e Sali Berishës”, vjen reagimi zyrtar i opozitës

· 1 min lexim

Ka ardhur reagimi zyrtar nga opozita lidhur me vendimin e GJKKO-së për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Ishte ish-deputeti Luçiano Boçi ai që deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se masat ndaj liderit të opozitës u vendosën pa asnjë provë dhe document dhe se ishte një urdhër i ardhur nga Edi Rama.

Ai tha se kjo masë është dhënë sikur Shqipëria të ishte në regjimin e diktaturës.

“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit”, tha midis të tjerash, duke shtuar se beteja e opozitës kundër diktaturës do të vazhdojë.