Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD: Ndërtesa e Drejtorisë së Tatimeve do shembet e do ndërtohet një kullë 40 katëshe

12:02 13/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Partia Demokratike ka denoncuar planin e qeverisë për shembjen e godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pranë stadiumit Dinamo, për të ndërtuar një kullë 40 katëshe. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për dhënie të pronave publike në shërbim të interesave private, duke theksuar se ky veprim shton betonin dhe ngushton hapësirat publike në qytet.

“Jemi këtu tek zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pranë Stadiumit Dinamo. Kjo godinë pas meje është në planet e Edi Ramës për t’u shembur dhe për t’iu dhënë një privati për të ndërtuar një kullë 40 katëshe ose më shumë,” tha Muçollari. Ai shtoi se ky vendim është marrë pa asnjë konsultë dhe nuk i shërben aspak interesave të qytetarëve.

Muçollari theksoi se ndërtimi i një tjetër kulle do të shtojë betonin dhe do të ngushtojë hapësirat e përbashkëta, duke përkeqësuar problemin e strehimit në qytet. “Çmimet e këtyre kullave janë aq të larta, sa janë të paprekshme për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Qëllimi i Ramës nuk është ky, por futja në ekonomi dhe pastrimi i një sasie tjetër të madhe të parave të pista,” shtoi ai.

Duke folur për keqmenaxhimin e pronave publike, Muçollari deklaroi: “Është e papranueshme që Edi Rama të sillet si pronar i këtyre godinave. Këto janë prona publike dhe shtetërore, të ndërtuara me kontributin e shqiptarëve dhe taksapaguesve të këtij vendi.”

Partia Demokratike e konsideron këtë plan si një tjetër akt të klientelizmit dhe korrupsionit në nivele alarmante, duke akuzuar qeverinë për favorizimin e miqve dhe oligarkëve të afërt me kryeministrin Rama. “Ne e dimë mirë se këtu, që është një nga vendet më të shtrenjta në Tiranë, godinat shtetërore do të shemben për t’u kthyer në prona të miqve të Ramës dhe oligarkëve,” tha Muçollari.

Ai bëri thirrje për reagim dhe kundërshtim nga qytetarët ndaj kësaj afere të re korruptive. “Qytetarët nuk duhet ta pranojnë një aferë të re nga kjo qeveri. Duhet reagim. Duhet kundërshtim. Nesër mblidhemi sërish para Bashkisë dhe ngremë zërin ndaj korrupsionit dhe padrejtësive,” përfundoi Muçollari.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Grigels Mucollaripdtatimet

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Kriza në veri, BE paralajmëron për pasoja të rënda: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

BE: Serbia nuk mund të bëhet anëtare pa normalizimin e raporteve me Kosovën

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip