Skip to content
Të Gjitha

PD metodë të re për përzgjedhjen e anëtarëve/ Zgjedh të bëjë Vetting brenda partisë

· 2 min lexim

Partitë në vend janë duke marrë shembuj ndërkombëtarë të cilët kanë rezultuar të suksesshme dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Demokratike.

Ditën e sotme është bërë publik mënyra e votimit të kandidatëve nga anëtarësia, procedurë e cila është e njëjtë me modelin konservator britanik, pra do të kalojë në tri faza.

Bëhet e ditur se në fazën finale, pra në fazën e tretë i pranishëm do jetë edhe Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Në deklaratën e nxjerrë nga Partia Demokratike, praninë e dy përfaqësuesve të lartë të Partisë Konservatore e quajnë të domosdoshme, pasi kështu do mund të njihen më mirë me një metodë të cilët konservatorët kanë kohë që e përdorin.

Seleksionimi i kandidatëve të PD, do të bazohet në tre faza kyçe:

  1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve;
  2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë;
  3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Deri më tani, sipas PD-së asnjë parti në vendin tonë nuk ka zbatuar standarde perëndimore në përzgjedhjen e anëtarëve dhe fakti që Partia Demokratike po e bën, do të thotë se që këtej e tutje procesi do të jetë transparent, demokratik dhe i bazuar në meritë.

Pra e thënë me fjalë të pakta, PD është duke bërë Vetting brenda partisë.