Skip to content
Të Gjitha

PD jep arsyet: “Ja pse e gjuajti me bojë Paloka-Ramën”

· 1 min lexim

Pasi Edi Paloka gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama ka reaguar Partia Demokratike duke sqaruar arsyet e veprimit.

Sipas PD-së, qëndrimi i Nënkryetarit të Parlamentit erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

Gjuatja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”- thuhet në reagimin e PD.