Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD denoncon: Do të shkulen 4 institucione që të bëhet hotel 14-katësh

14:43 11/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti i zgjedhur i Partisë demokratike, Belind Këlliçi me anë të një deklaratepër mediat ka denoncuar se tek Garda e Republikës, sipas tij do të hiqen katër institucione, për të bërë një hotel me 14 kate. Sipas Këlliçit do të hiqen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i Policisë dhe Autoriteti i Dosjeve për t’u bërë 14 kate beton me lejen e Veliajt.

Ai vazhdon më tej duke thënë se kjo është një tallje e radhës me qytetarët, pasi kryebashkiaku Veliaj do të betonizojë me çdo kusht parkun e liqenit. Këlliçi thotë se me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë.

Deklarata e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Të gjithë e mbajnë mend se si erdhi Erion Veliaj në krye të bashkisë Tiranë 6 vite më parë. Me premtimin e tij të famshëm për zero leje ndërtimi dhe për faktin se ai donte të mbahej mend si i vetmi kryetar bashkie që do të ndërtonte më shumë parqe e lulishte në kryeqytet. Të gjithë e mbani mend një reformë të ashtuquajtur “Reformën e Gardës së Republikës” që ka nisur në vitin 2013 dhe qytetarët shpesh pyesin çfarë është kjo reformë, çfarë është ky plan. Ky plan u konkretizua pikërisht  në vitin 2015 me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë Tiranë. Erion Veliaj i gatshëm për të betonizuar me çdo kusht parkun e liqenit për të çimentuar puashtin korruptiv të shefit të tij Edi Rama. Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve, po e themi edhe njëherë me një premtim: zero leje ndërtimi dhe vetëm parqe e lulishte. Ky rezultoi të ishte mashtrimi më i madh dhe i paskrupullt që u bë plot 1 milionë banorëve të kryeqytetit të Tiranës. 1400 metra katrorë është një felë e madhe për të kënaqur shokët e biznesit. Këtu do të shkulen katër institucione që do të mbillen kulla. Këtu do të shkulen Garda e Republikës, Policia Shkencore, Vetingu i policisë si dhe Autoriteti i Dosjeve për të ndërtuar një hotel 14-katësh. Me Reformën e Gardës të gjithë pronat që administrohen prej saj i kalojnë në pronësi bashkisë Tiranë. Që bashkia Tiranë të bëjë me to çfarë? Çfarë mund të bëje bashkia dhe Erion Veliaj me këto troje? Parqe dhe lulishte? Parkingje publike? Kënde lojërash apo hapësira rekreative? Absolutisht jo! Asnjërën prej tyre. As që i shkon ndërmend Erion betonit për nevoja emergjente të kryeqytetit Për më shumë ajër, për më shumë oksigjen, për më shumë gjelbërim e rekreacion sepse ortakët presin lejet e ndërtimit, presin lejen e tij, duan truall në zonë ekskluzive, në qendër të Tiranës sepse këtu apartamentet apartamentet mund të shumë shumë shtrenjt, hapsirat mund të jepen me qere me çmime marramendëse. Prandaj është Erion veliaj në krye të bashkisë Tiranë që ta kuptojnë qytetarët.Për të hedhur firmën sepse atë zanat ka. Ju e keni parqë se si ai e fton median kur mbjell një pemë, me një fidanë dorë dhe 100 kamera dhe aparate fotografike në një  qytet ku mbillet beton dhe kulla. Unë e kuptoj që mbjellja e një peme është me të vërtetë sensacion dhe përbën lajm në një qytet ku çdo ditë betonizohet çdo lagje e këtij qyteti dhe çdo hapësire publike. Ky lavazh truri duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kjo tallje me inteligjencën e qytetarëve duhet të marrë fund sa më shpejt. Që ta kuptoni realitetin ja ku i keni pemët e Erion veliajt. Kanë shkuar tashmë 9-të kate të larta pemët, ja ku e keni pyllin orbital që do të  ndërtojë Erion veliaj plot 14 kate beton.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: denonconinstitucioneKellicipdshkulen

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Zyrtarët grekë mbrojnë operacionin e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve

Zyrtarët grekë mbrojnë operacionin e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip