Skip to content
Kosovë

Patrullimi në veri të Kosovës/ Policia sekuestron armatime në Banjskë

· 1 min lexim

Policia e Kosovës gjatë një patrullimi të bërë në veri të vendit ka gjetur armatime, që ishin vendosur pranë një flamuri të Serbisë. Këto armë u gjetën në në fshatin Banjskë të Zveçanit.

 

Policia njoftoi se “ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm”.

 

Informacione bëjnë të ditur se deri tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

 

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.