Skip to content
Kryesore

Pas vendimit të Kushtetueses, studentët e mjekësisë deklaratë publike

· 1 min lexim

Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, ka ardhur reagimi publik i disa studentëve të mjekësisë.

Përmes një deklarate publike, ata u shprehën se Gjykata ka kërkuar nga qeveria të njëjtën gjë që ata e kanë kërkuar prej shumë kohësh.

Ata pohuan se nëse të drejtat e tyre cënohen, janë sërish gati që të mbushin sheshet dhe të protestojnë.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi studentja e mjekësisë Dea Guri.