Skip to content
Rajoni

Pas Thaçit e Veselit, një tjetër politikan kosovar thirret nga Gjykata e Hagës për krimet e luftës

· 2 min lexim

Gjykata Speciale e Hagës nuk di të ndalet me thirrjet për politikanët kosovarë si të dyshuar për krimet e luftës.

Këtë herë Specialja pas presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, ka thirrur për të dëshmua si i dyshuar edhe  deputetin e AAK-së, Haxhi Shala

Ka qenë vetë Shala i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka lajmëruar ftesën e Gjykatë Speciale si i dyshuar. Shala thotë se tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranueshme, por Shala do të jetë i pranishëm me 8 shtator në Hagë për të dëshmuar.

Postimi i plotë
E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti.

Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj.
HSH