Skip to content
Aktualitet

Pas Korçës, tërmeti trondit Tiranën në orët e para të mëngjesit

· 1 min lexim

Disa ditë më parë një valë tërmetesh tronditën qytetin e Korçës, Ersekës dhe fshatrave përreth tyre. E ndërsa sot në mëngjes tërmeti ka tronditur kryeqyteton.

Sipas IGJEUM, lëkundjet e tërmetit u regjistruan rreth orës 2 të mëngjesit, ndërkohë që goditja ka pasur një magnitudë 2.9.

Epiqendra ka qenë 15 kilometër në Jug të Tiranës dhe nuk ka raportime për dëme.

Të dhënat nga IGJEUM:

Data: 14/06/2019
Ora: 01:58:32 (GMT)
M=2.9

Place: 15 kn J Tirane, 4 km L Kocaj
41.19° N, 19.88° E
Thellësia: 9 KM