Skip to content
Të Gjitha

Pas bujës së madhe, deputeti tregon pse oficerja e OFL u shfaq me syze e kapele në deklaratën për shtyp

· 2 min lexim

Ditën e sotme qarkulloi në rrjet një foto e një prej policeve të OFL.

Ajo u shfaq me syze, teksa jepte një deklaratë për shtyp.

Duke qenë se një gjë e tillë nuk është parë më herët, vërshuan komente të shumta.

Së fundmi deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka shpjeguar në një emision televiziv këtë veprim.

Fillimisht, ai e cilësoi imazhin e ri të policisë si shpresëdhënës për goditjen e krimit.

Më pas, Hyseni tha se mbajtja e syzeve dhe kapeles është për shkak të sigurisë së tyre, pasi çështjet me të cilat ato merren kanë një rrisk të madh.

Hyseni më pas përsëriti deklaratën e eprorit të tij, kryeministrit Rama, tek tha se kjo paketë e re ligjore do ia nxijë jetë çdo ditë e më shumë krimit.

“E kam kënaqësi ta shoh imazhin e ri. Tani ky është imazhi i ri i Policisë së Shtetit, nga një polici me bark të madh që pinte birra. Sot janë 5500 policë që kanë dalë nga Universiteti. Ka qëllim të fshehë sytë për të mos u shfaqur publikisht sepse riksojnë. Ne u përpoqëm me vështirësi të mëdha të sjellim një akt për të mirën e sigurisë publike dhe për të mirën e imazhit të këtij vendi. Mesazhi politik që përcjellim është ky: Do ia nxijmë jetë çdo ditë e më tepër krimit. Na prini dhe na ndihmoni në këtë rrugë. Mos u bëni pengesë”, tha Hyseni.