Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Pas 32 vitesh jemi kthyer sërish në monizëm”, Berisha: Edi Rama nuk i arreston banditët, se me ata qeveris

14:24 02/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë vizitës në Shkodër ku bëri homazhe në nder të 4 dëshmorëve të 2 prillit lideri I opozitës, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë së Koplikut, Isa Ramaj. Berisha ka deklaruar se ndonëse kanë kaluar 32 vite që nga rrëzimi I sistemit monist, sot jemi në të njejtat kushte me Edi Ramën në pushtet.
“Ju dhe gjithë shqiptarët e dinë mirë se monizmat janë katastrofat më të rënda kombëtare. Në një monizëm që ne kaluam në 47 vite, përfunduam jo vetëm në njerëzit më të shtypur, më të persekutuar, por përfunduam në njerëzit më të varfër, në një nga tre kombet më të varfra të planetit.
Ne në 1992 të dashur miq, kishim të ardhura 204 dollarë për frymë në vit dhe krahasoheshim vetëm me popullin e Ugandës dhe Angolës. E gjithë ajo erdhi si pasojë e një monizmi barbar që na shndërroi në skllevër, që pasuritë, mundin, lumenjtë e djersës, i shndërroi në bunkerë, i shndërroi në burgje dhe tunele.
Por sot pas 32 vitesh, ne përsëri jemi në një monizëm të plotë. Kësaj here ky monizëm nuk vjen nga doktrina marksiste-leliniste, por ky monizëm vjen nga një trinom, krimi, vjedhja, droga.
Ky monizëm nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë siguri asnjë garanci. Ky monizëm ka krijuar në Shqipëri, kudo një pasiguri të plotë. Brenda 10 ditëve ju jeni dëshmitarë se si breshëri skuadrash të paguara pushkatimi. Se mos mendoni se banditët dalin vetë në pritë, nuk dalin tani, kanë para ata dhe paguajnë këto skuadrat e vrasësve, kanë marrë disa jetë. Ku, në male? Jo në mes të Tiranës. Po pse, sepse padronët e tyre, banditët janë të lidhur me Edi Ramën, janë të lidhur me qeverinë, sepse ata nuk guxon kush ti prekë.” Tha Berisha

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Vetëm një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Vetëm një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip