Skip to content
Të Gjitha

Pas 10 orësh kërkime, policia e Elbasanit arreston të shumë kërkuarin Biba

· 1 min lexim

Policia e Shtetit ka vënë ditën e sotme në pranga, të shumë kërkuarin Dhimitër Biba.

Mësohet se ka qenë  Policia e Elbasanit ajo që e ka pikasur Bibën në zonën e Bradasheshit, dhe kanë shkuar që ta arrestojnë.

Por Biba gjatë kohës që policia ka shkuar ta arrestoje ka sulmuar një nga efektivët e policisë dhe ka arritur të shpëtojë.

Pas 10 orësh kërkime, policia e Elbasanit ka arritur ta arrestojë Bibën i cili do të përballet me akuzën e sulmit ndaj efektivit të policisë.