Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi/ Moti këtë javë do të ketë surpriza, e enjtja dhe e premtja premtojnë…

· 1 min lexim

Këtë javë moti do të pësojë ndryshime. Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do t’i lënë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut.

Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe.

Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohshme.

Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes.

/GazetaReforma.com/