Skip to content
Të Gjitha

Parandalohet krimi në Kamëz, burri tenton të vrasë me automatik gruan

· 1 min lexim

Policia e Kamzës ka parandaluar ditën e sotme, një ngjarje të rëndë brenda familjes. Burri ka tentuar të vrasë me automatik gruan e tij pas një konflikti në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Policia njofton se falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatore me fishekë. Me këtë armë dyshohet se 60-vjeçari do kryente krim në familje.

Atij i janë sekuestruar edhe 96 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S.