Skip to content
Fokus

“Pandora Papers”/ Kush ishte në krye të OST-së kur qarkullonin milionat në kompani “offshore”

· 2 min lexim

Ditën e sotme BIRN bëri me dije se kompania boshnjake ‘Energoinvest’ e cila ka ndërtuar linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, pagoi miliona euro tek një firmë konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila drejtohej nga një shqiptar.

Një kontratë 29 milionë ishte firmosur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në prill të vitit 2014 për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri. Punimet përfunduan në vitin 2016.

Nga dokumentet u zbulua se firma e vogël e konsulencës, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, është kompania ‘AL Energy Transmission’ e drejtuar nga biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi. Kompania ka marrë nga “Energoinvest” një shumë që shkon deri në 3.6 milionë euro.

Në dritë del edhe emri i një 40-vjeçareje nga Tirana. Bëhet fjalë për Jola Duro, e cila shfaqet si përfituese fundore: Lexo këtu

Por kush ishte në krye të OST në vitin 2014, kur miliona euro qarkullonin nëpër kompani “offshore”?

Engjëll Zeqaj ishte në krye të OST-së atë vit, ndërkohë që Partia Socialiste kishte një vit që kishte ardhur në pushtet.

Pra, dyshimet kryesore bien mbi titullarin e institucionit, në momentin që ngjarja në fjalë ka ndodhur, e cila po të mos ishte për skandalin botëror të “Pandora Papers”, nuk do të ishte përmendur asnjëherë, si shumë raste të tilla kur në institucione abuzohet me papërgjegjshmëri.