Skip to content
Të Gjitha

Pakoja e dyshimtë në Vlorë/ Çaktivizohet eksplozivi në derën e studios së avokatisë

· 1 min lexim

Pakoja me sasi eksplozivi e vendosur pranë një zyre avokatie dhe përkthimi në Vlorë, është çaktivizuar nga forcat xheniere.

Sipas “Balkanweb”, bëhet fjalë për llojin e eksplozivit C4 me një sasi prej rreth 200 gramësh që ishte i lidhur me një celular.

Në lidhje me rastin, policia ka marrë në pyetje avokatin dhe përkthyesin e zyrave përkatëse të objektit dykatësh ku ishte vendosur eksplozivi, ndërsa ka mbledhur edhe pamjet filmike të siguruara nga kamerat në zonë.

Vendi i ngjarjes është një zonë që ka shumë kamera sigurie, për vetë faktin që gjendet pranë Gjykatës, gjë e cila mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit.