Skip to content
Të Gjitha

Pako e dyshimtë në Vlorë! Policia rrethon Pallatin e Kulturës, ja dyshimet e para

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme banorët e qytetit të Vlorës janë alarmuar pasi kanë parë një pako e dyshimtë pranë pallatit të Kulturës.

Ngjarja ka ndodhur rrethe orës 18:42 në lagjen Pavarësia ku në brendësi të një lulishteje është gjetur një pako e dyshimtë.

Kjo ka bërë efektivë të shumtë të policisë të rrethojnë zonën përreth dhe kanë larguar të gjithë qytetarët që ndodheshin aty pranë, pasi dyshohet se mund të jetë eksploziv, i lidhur me telefon.

Pritet dhe mbërritja e forcave xheniere për të bërë shpërthimin e pakos së dyshimtë dhe për dalë në përfundimin e përmbajtjes së pakos.

Njoftimi i policisë 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.