Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pa kthim për Lali Euron: SPAK thellohet në kallëzimet për megaskandalet e Veliajt

21:39 25/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Pa kthim për Lali Euron: SPAK thellohet në kallëzimet për megaskandalet e Veliajt

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Kelliçi, u paraqit sot në SPAK lidhur me kallëzimet e bëra për skandalin “5D” që ka në epiqendër kryebashkiakun Erion Veliaj. Ndërsa prokurorët po shqyrtojnë me imtësi provat që zbulojnë përfshirjen direkte të Veliajt, duket se ora e drejtësisë po afron për kryebashkiakun më të korruptuar në historinë e Tiranës.

Dosja e SPAK për “5D Konstruksion” konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e administratës vendore shqiptare. Përgjimet zbuluan se si nën ‘bekimin’ e Veliajt, drejtorët e tij më të besuar ngritën një skemë grabitqare për të vjedhur miliona euro nga taksat e qytetarëve. “Është aks. pronari jon… Lali eri… e kta”, dëshmonin punonjësit e kompanisë në përgjimet e SPAK-ut.

Por “5D” ishte vetëm maja e ajsbergut. Veliaj, i njohur ndryshe si “Lali Euro”, kishte ngritur një oktapod të vërtetë korruptiv në Bashkinë e Tiranë, me kompaninë e vëllait të tij, Gogel, përmes një skeme të thjeshtë: çdo kompani që merr tender nga bashkia, detyrohet të blejë shërbime marketingu nga “Gogel”.

Nga një biznes modest me fitim 10 milionë lekë, “Gogel” u transformua në një gjigant me xhiro 3.4 miliardë lekë dhe fitime që arritën 520 milionë lekë, menjëherë pasi Erioni mori pushtetin.

Lidhjet me oligarkët si Gentian Sula vetëm sa e thellojnë më tej batakun e korrupsionit. Sula, përfitues i dhjetëra tenderave nga Bashkia, i ka “dhuruar” Veliajt një vilë luksoze në “Kodra e Diellit 2” dhe i ka vënë në dispozicion pa qira një godinë në zemër të Tiranës bashkëshortes së tij.

Megaskandali i inceneratorit të Tiranës ka nxjerrë në dritë gjithashtu lidhje të rrezikshme me kompaninë shtetërore iraniane “Mapna Group”, duke ngritur alarmin edhe për sigurinë kombëtare. Veliaj, në një manovër tipike për të shmangur përgjegjësinë, refuzoi të marrë drejtimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, ndërsa vazhdoi të derdhë miliona euro në këtë gropë të zezë korrupsioni.

SPAK ka nisur një hetim të thelluar pasuror që përfshin jo vetëm Veliajn, por edhe bashkëshorten Ajola Xoxa, vëllain Arbër dhe nënën Shqiponjë Veliaj. Hetimet po zbulojnë një rrjet të tërë kompanish dhe transaksionesh të dyshimta që shtrihen nga marketingu tek arti e kultura.

Rrethi po mbyllet për “Lali Euron”. Nën drejtimin e tij, Tirana është shndërruar në një qytet të pajetueshëm, mbytur nga betoni i lejeve të paligjshme të ndërtimit, ndotja alarmante e ajrit dhe kaosi në trafik. Por më e rënda, xhepat e qytetarëve janë vjedhur sistematikisht përmes një rrjeti korruptiv që përfshin familjarë, oligarkë e drejtorë të korruptuar.

Me thellimin e hetimeve të SPAK, duket se Lali Euros i ka ardhur, më në fund, ora e përballjes me drejtësinë. Ashtu si drejtorët e tij besnikë që sot ndodhen pas hekurave, edhe Veliaj do të duhet të japë llogari për çdo qindarkë të vjedhur nga taksapaguesit e Tiranës.

/gazetareforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 5Dajola xoxaarbi veliajBashkia e TiranesBelind Kelliçierion veliajGentian SulaGogelInceneratoretiranianeLali euromapna grouppergjimetreformaeditorialSPAK

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Procesverbali i ngjarjes së Martin Canit, dalin detaje të reja

Procesverbali i ngjarjes së Martin Canit, dalin detaje të reja

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip