Skip to content
Kronikë

Organizohet marshim në nder të vogëlushes së ndjerë, ja ku do të zhvillohet  (Detaje)

· 2 min lexim

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë një marshim do të zhvillohet ditën e sotme në nder të vogëlushes 7-vjeçare që humbi jetën ditën e djeshme. Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit bashkë me shoqërinë civile  kanë organizuar këtë marshim homazh, të cilin do ta zhvillojnë në nder për vajzën e vogël.

Dom Gjergj Meta shkruan në “Facebook” se marshimi do të mbahet në orën 19:00 duke nisur nga Kisha në Shëngjin për të shkuar me lule e qirinj drejt bregdetit si një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, fryt i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.

POSTIMI I PLOTË

QË TË MOS NDODHË MË!

Të dashur miq,

Sonte në orën 19:00 Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit, bashkë me shoqërinë civile Lezhë-Kurbin-Rrëshen, organizojnë një marshim homazh për vajzën e vogël Joanda Avdia që dje gjeti vdekjen në bregdet për shkak të papërgjegjshmërisë.

Ju ftojmë të gjithëve, sidomos pushuesit që ndodhen në Shëngjin që në orën e caktuar të gjendemi te oborri i Kishës së Shëngjinit e prej aty të nisemi në heshtje drejt bregdetit me lule e qirinj në duar.

Kjo është një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, frut i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.

JU PRESIM!

Merrni një lule të freskët ose një qiri me vete!