Skip to content
Të Gjitha

Opozita zgjeron hartën e protestës/ Ja akset që do të bllokohen nesër

· 2 min lexim

Ditën e nesërme opozita do të dalë sërish në rrugë për të protestuar, por ndryshe nga java e kaluar ku u bllokuan 5 akse rrugore, kësaj here opozita do të bllokojë për më gjatë disa rrugë nacionale.

Opozita e bashkuar ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.

Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët. Në një prononcim  për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile. Ne orën 18.00 të së enjtes, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama, sipas tyre, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.

Akset që do të bllokohen:

  1. Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit.
  2. Qarku Shkodër – Rruga Shkodër – Koplik
  3. Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
  4. Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen – Klos.
  5. Qarku Durrës- Plepa, ne hyrje të Autostradës
  6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
  7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
  8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
  9. Qarku Gjirokastër – kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër
  10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
  11. Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
  12. Qarku Vlore- Hyrja e superstradës Vlorë – Levan.