Skip to content
Politikë

Opozita në protestë, Rama në Turqi/ Noka: Është një turist shëtitës, jo kryeministër

· 1 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka në një intervistë për News 24 ka folur lidhur me protestën që do të mbahet nga opozita pasditen e sotme.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.

Kujtojmë se sot Rama ndodhet në Ankara, në një vizitë zyrtare atje, ndërkohë që opozita proteston para Kryeministrisë.

Lidhur me këtë fakt, Noka u shpreh se ai nuk është kryeministër i vendit por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.

“Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha.

Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit.

Thirrje policisë dhe Gardës të respektojnë protestën si vullnet i popullit, të mos bëhen kamikazë të narkoregjimit.”, tha ai.