Skip to content
Bota

OKB: Banorët në Rripin e Gazës po vdesin nga uria

· 1 min lexim

Banorët e Rripit të Gazës po përballen me spektrin e urisë , pasi pothuajse të gjithë kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë ushqimore, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB -së (WFP) . 

“Furnizimet me ushqim dhe ujë janë praktikisht inekzistente në Gaza” dhe shumë pak – krahasuar me nevojat ekzistuese – kalon kufirin për të arritur në enklavën palestineze, thekson Drejtoresha Ekzekutive e WFP, Cindy McCain.

“Duke pasur parasysh dimrin që po afron, strehimoret e pasigurta dhe mungesën e ujit të pastër, qytetarët përballen me rrezikun e menjëhershëm të urisë”, paralajmëroi ajo.