Skip to content
Showbiz

Nuk priti dot 14 Shkurtin, romantiku Ramush Haradinaj surprizon Anitën siç di ai

· 1 min lexim

Nuk priti dot më gjatë!

Ndërkohë që nesër shënohet dita e të dashuruarve, 14 shkurti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka surprizuar bashkëshorten e tij, Anita Muçaj, një ditë para.

Kjo e fundit publikoi fotot romantike në rrjetet sociale teksa pranoi një buqetë trëndafilash të kuq nga bashkëshorti i saj.

“E mbushur me dashuri dhe buzëqeshje#Urime Shën Valentini”, ka shkruar ajo.

Të ulur pranë oxhakut, me gota shampanje në duar, kaq romantik dhe të lumtur nuk e kishim parë ndonjëherë çiftin, Haradinaj.

Burimi: Iconstyle.al