Skip to content
Politikë

Nuk lejohen të futen në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me gardën

· 1 min lexim

Teksa po tentojnë të hyjnë sallën e seancave plenare, deputetët e opozitës kanë gjetur pengesë nga garda, e cila nuk i lejon që të futen brenda. Vlen të theksohet që mes deputetëve që po tentojnë të hyjnë janë edhe ata që janë përjashtuar nga komisioni i etikës.

“Zoti terrorist me kollare, hap rrugën”, dëgjohet të thotë deputeti Dashnor Sula.

Kujtojmë se jashtë rrethimit të parlamentit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur në një protestë.