Skip to content
Aktualitet

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten me masë adiminstrative 2 persona

· 2 min lexim

Autoritetet e Policisë së Himarës gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt ku kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë dhe proceduar penalisht 2 bashkëpronarët e subjektit pasi kanë ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar. Autorët nuk kanë pranuar të mbyllin aktivitetin duke mos iu bindur kështu urdhërit të Policisë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasit:

G, dhe M. G, bashkëpronar të subjektit, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Himarë/U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtuan mbylljen e muzikës duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë dhe procedohen penalisht 2 bashkëpronarët e subjektit.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në Himarë, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasit:

G, dhe M. G, bashkëpronar të subjektit, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.