Skip to content
Të Gjitha

Nuk i dhanë klientit kuponin tatimor, gjobitet një nga restorantet e shtrenjta në Himarë

· 1 min lexim

Ditën e sotme një një qytetar ka denoncuar një restorant të njohur në Himarë, pasi nuk i kanë dhënë kupon tatimor edhe pse ua ka kërkuar disa herë.

Duke u dalë nga borxhi disa herë, qytetari ka njoftuar fenomenin te Ministria e Financave.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë në një deklaratë për mediat nga Himara, ku ka treguar se e kanë ndëshkuar restorantin që nuk i ka lëshuar kupon tatimor klientit.

Madje edhe pse klienti ka insistuar disa herë, punonjësit e restorantit i kishin lëshuar një faturë me dorë, por që ishte e shkruar në gjuhën greke.

“Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor,”-tha Denaj.