Skip to content
Kryesore

Njëri u kap me drogë/ Tjetri plagosi një 18-vjeçar, dy të arrestuar në Tiranë

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi gjatë kontrollit të tij ju gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë. Po ashtu është shoqëruar edhe një i mitur 15 vjeç i cili ka plagosur me thikë një 18-vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Hetimi i Narkotikëve

– U arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë.

Hetimi i krimeve

– U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.