Skip to content
Bota

Një nga politikanët më radikalë në Serbi, del video e rrallë e Vuçiç me të dënuarin për krime lufte

· 1 min lexim

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë periudhës famëkeqe të gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës, ka qenë ministër Informacioni.

Vuçiç ka drejtuar propagandën e Sllobodan Millosheviç, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Së fundmi është publikuar edhe një video e rrallë e tij, me një nga njerëzit më nacionalistë në Serbi, Vojisllav Sheshel.

Në materialin filmik shihen Vuçiç dhe Sheshel së bashku me një person tjetër, duke shtyrë makinën me të cilën udhëtonin, pasi ishin bllokuar nga bora.

Sheshel është dënuar me 10 vite burg për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Aktualisht ai drejton Partinë Radikale serbe.