Skip to content
Politikë

Niveli kaotik i ndotjes në Tiranë, doktor Alimehmeti ngre alarmin

· 1 min lexim

Doktor Ilir Alimehmeti në një dalje për mediat këtë të premte ka denoncuar nivelin e latë të ndotjes në kryeqytet, duke numëruar dhe dëmet që sjell në shëndetin e qytetarëve të Tiranës.

Sipas Alimehmetit në Tiranë niveli i ndotjes është 18 heë më i lartë se norma e përcaktuar nga OBSH. Nga kjo ndotje thekson ai ‘qytetarët kanë probleme kardiovaskulare, probleme respiratorë si dhe një ndikim të lartë ka edhe në rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm’.

“Ndotja me grimca shumë të imëta, PM 2.5, është18 fish më shumë se norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shkakton probleme kardiovaskulatem dhe respiratorë.
Lidhet edhe me problemet e autizmit.
Rrisku rritet me 64 përqind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub. Ne jemi 33-93 mikrogram për metër kub”, tha ai.