Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nisja e vitit të ri arsimor, Balla takim me Kushin për sigurinë e nxënësve në shkolla

13:17 01/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor ministri i Brendshëm Taulant Ballaka prezantuar Paketën e Sigurisë në Shkolla.

Gjatë takimit të zhvilluar sot së bashku me Ministren e Arsimit Evis Kushi, Balla njoftoi se do të normojnë përkufizimin e konceptit të Perimetrit të Sigurisë në shkolla si ato hapësira fizike përreth shkollave, ku fëmijët qëndrojnë, ndërveprojnë dhe kalojnë pjesë të kohës së tyre para apo pas mësimit e që përfshin rrugët dhe rrugicat përreth kufijve të shkollës si dhe të gjitha aktivitetet tregtare (dyqane, kioska, njësi biznesi) që ushtrohen brenda kësaj hapësire.

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Bashkitë, do të identifikojnë dhe përcaktojnë Perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren, por në çdo rast jo më pak se 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.

“Do të ndërmarrim një qasje të re penale në raport me veprat që vënë në rrezik apo cenojnë sigurinë e fëmijëve brenda këtij Perimetri Sigurie. Brenda këtij muaji, do të propozojmë një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, duke filluar në radhë të parë nga shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, e më tej mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si dhe çdo vepër dhune, shfrytëzimi, prostitucioni apo pornografie.

Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhët e të rinjve, si dhe goditja pa kompromis e rrjetit të shpërndarjes së drogës në Perimetrin e Sigurisë në shkolla e në rang vendi. Në ditët në vijim dhe sistematikisht në javët në vijim, dua rezultate nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultate domethënëse në luftën kundër “spaciatorëve”. Ky është një Operacion Kombëtar, më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, nën komandën direkt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Me veprime konkrete, duhet t’u përcjellim nxënësve dhe të rinjve, ndjenjën e afërsisë dhe besimit që duhet të kenë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Oficerëve të Sigurisë në shkolla.

Punonjësit e Policisë së Shtetit që, me veprimet apo mosveprimet e tyre, thyejnë besimin e të rinjve dhe komunitetit dhe njollosin uniformën e policit, duke toleruar, kthyer kokën nga ana tjetër, apo më keq, duke u bërë bashkëpunëtorë të krimit që kryhet në Perimetrin e Sigurisë, do të përjashtohen automatikisht dhe përgjithmonë nga radhët e Policisë së Shtetit.

Bizneset tregtare që do të përfshihen në veprimtari penale të rënda në Perimetrin e Sigurisë së Shkollave do të përballen me të gjithë forcën e ligjit deri në mbylljen dhe konfiskimin e pasurive. Këtu dua të jem i qartë! Një bar, ai lokali përballë shkollës, brenda Perimetrit të Sigurisë, tek i cili do të provohet nga Policia dhe konfirmohet nga prokuroria dhe gjykata, përfshirja në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit tregëtar”, tha Balla.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Vëllai i Fredi Belerit intervistë për mediat helene: Greqia duhet të ndërhyjë menjëherë

Vëllai i Fredi Belerit intervistë për mediat helene: Greqia duhet të ndërhyjë menjëherë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip