Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nis votimi i diasporës, Celibashi: Zarfet e para vijnë sot në Tiranë

11:38 16/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Nis votimi i diasporës, Celibashi: Zarfet e para vijnë sot në Tiranë

Procesi i votimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ka nisur zyrtarisht në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri të ditur se deri më tani janë shpërndarë rreth 36% e zarfeve postare, që përkthehen në 90 mijë fletë votimi.

Gjatë një deklarate për mediat, Celibashi konfirmoi se 111 votues të diasporës kanë përfunduar procesin e votimit dhe zarfi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri pasditen e sotme. Shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.

“Votuesi i parë, që jeton në Gjermani dhe është nga qarku Dibër, e ka marrë zarfin në orën 07:15 të mëngjesit. Brenda dy ditëve do të synojmë përfundimin e shpërndarjes së të gjitha zarfeve,” tha Celibashi.

Aktualisht, 11 zarfe janë në rrugë drejt Qendrës së Numërimit, por ende ndodhen në sistemin logjistik të kompanisë DHL. Celibashi sqaroi se procesi i votimit konsiderohet i nisur sapo votuesi merr zarfin dhe e dërgon atë mbrapsht me postë.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së fshehtësisë së votës dhe paralajmëroi për pasojat penale në rastet e shitblerjes apo publikimit të votës.

“Në momentin që zarfi hyn në sistemin e KQZ-së dhe të DHL, fshehtësia e votës është 100% e garantuar. Por nëse individët zgjedhin ta tregojnë apo ta shesin votën e tyre, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat ligjore, të cilat mund të çojnë deri në 5 vite burg,” deklaroi Celibashi.

Ai bëri të ditur se administrimi i zarfeve me votat e diasporës nuk do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së, por në një hapësirë të posaçme në Parkun Olimpik në Tiranë. Aty do të bëhet dokumentimi dhe numërimi i votave, nën mbikëqyrjen e kamerave të sigurisë dhe të përfaqësuesve të forcave politike.

“Fletët e votimit do të vijnë direkt në Parkun Olimpik, ku janë ngritur të gjitha strukturat për administrimin dhe numërimin. Aty do të vendosen edhe kutitë e votimit,” përfundoi ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: CelibashiDiasporazarfet

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Adriatik Llalla heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë, dënimi mbetet në fuqi

Adriatik Llalla heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë, dënimi mbetet në fuqi

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip