Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nis sot mësimi plotësues, Kushi apel nxënësve

08:25 01/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Nis sot mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit. Ky vendim, për zgjatjen e kësaj faze, çoi në shtyrjen e nisjes zyrtare të procesit mësimor për vitin shkollor 2021-2022. Ky proces është parë si i domosdoshëm për shkak të gjendjes së pandemisë vitin e kaluar duke bërë që pjesa më e madhe e nxënësve në qytetet me risk të lartë, të bënin mësimin online.  Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evsi Kushi, në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ka bërë thirrje që nxënësit të përfitojnë nga ky proces i mësimit plotësues për të nisur vitin e ri shkollor sa më të përgatitur.

Postimi i Plotë i ministres Evis Kushi

Të dashur nxënës,
Nesër të gjitha shkollat janë gati për mësimin plotësues, i cili u vlerësua nga ekspertët, mësuesit dhe prindërit si një nevojë, sidomos për nxënësit në zonat e riskut në kohën e kulmit të pandemisë, ku mësimi online zgjati më shumë se në zonat e tjera të vendit.

Për këtë periudhë shkollat tuaja kanë përgatitur një program gjithëpërfshirës, që përveç përsëritjes apo përforcimit të njohurive, përmban edhe aktivitete argëtuese dhe sportive. Prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi sepse kjo do t’ju ndihmojë që të jeni sa më të përgatitur dhe ta nisni vitin e ri shkollor me njohuri të rikuperuara, e mbi të gjitha, me dëshirë e pasion për të mësuar akoma më shumë.

Të dashur prindër dhe mësues,
Puna, bashkëpunimi dhe solidariteti juaj na kanë ndihmuar shumë në punën tonë të përbashkët përgjatë vitit të vështirë që kaluam. Do të kërkoja nga ju që të tregonit të njëjtin përkushtim edhe në këtë periudhë të mësimit plotësues, që së bashku të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë.

Së fundmi, dua t’ju rikujtoj të gjithëve që të mos harroni kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit tuaj.
Suksese të gjithëve!

 

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”, tha ministrja më 20 gusht, datë në të cilën publikoi edhe vendimin në fjalë.

Etiketa: kushi apelmesimi plotesues

Të tjera

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici
Aktualitet

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues motori ka...

12:49 24/04/2026
Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit
Aktualitet

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

Bashkia e Tiranës ka hapur procedurat për aplikimet për kredi të buta, por në praktikë procesi është bllokuar për shkak...

11:00 24/04/2026
Para
Merr flakë makina në ecje, lëndohen dy persona

Merr flakë makina në ecje, lëndohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

12:49 24/04/2026
Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

11:00 24/04/2026
Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

16:08 23/04/2026
BKH zbarkon te kompania “Gogel” e Arbi Veliajt, sekuestrohen kontrata dhe dokumente

BKH zbarkon te kompania “Gogel” e Arbi Veliajt, sekuestrohen kontrata dhe dokumente

12:59 23/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.