Skip to content
Kryesore

Nis seanca për “21 Janarin”, familjarët e viktimave mbërrijnë në Gjykatën e Lartë

· 1 min lexim

Ka nisur para pak minutash seanca gjyqësore publike në lidhje me dosjen e “21 Janarit”.

Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prokurori do ta hetojë çështjen, SPAK apo prokuroria e Tiranës.

Të pranishëm në sallë janë edhe familjarët e viktimave si Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, të cilët janë parë në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë do të jetë Prokurori i SPAK Alfred Sheh, ai që do të përfaqësoje organin e akuzës. Kolegji penal përbehet nga Ilir Panda, Sander Simoni, Sokol Binaj.

Më 16 shkurt 2023 familjarët e viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Kujtojmë se prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.