Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nis nga sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit, Manastirliu tregon kush e ka radhën nesër

12:42 02/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme në Moravë të Beratit, është shprehur se nga mesdita e sotme nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve.
Ndërsa ka shtuar se nesër do të filloj vaksinimi i punonjësve të policisë.
“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë, fillojmë me Tiranën dhe pastaj do të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama u shpreh që askush të mos bjeri pre e “kukuvajkave” dhe iu bëri thirrje qytetarëve, të mos i tremben vaksinës kineze, pasi sipas tij është e suksesshme dhe po përdoret nga kurorat mbretërore të vendeve të Lindjes së Mesme. Kujtojmë se vetë kryeministri i vendit u vaksinua me vaksinën Pfizzer.

“Të mos bjerë askush viktimë e kukuvajkave. Vaksina kineze është super e suksesshme, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe gjithë kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë. Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë. Neve na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi e pasigurie gjyshërit e gjyshet, ata me sëmundje kronike, e gjithë popullsinë. Nesër fillojmë me policët, do të bëjmë sic është plani edhe për gazetarët. Po bëjmë gati edhe shërbimet hoteliere për sezonin turistik, si dhe për të gjithë punonjësit e fabrikave”, tha Rama.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: beratiogazetarevemansstrliumoravapoliceveramaVaksinimi

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Pse Tinka Kurti mori pjesë në fushatën e Ramës? Një video e Erion Veliaj zbulon arsyen

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip