Skip to content
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në një lokal, autori masakron me thikë të riun dhe ia mbath

· 1 min lexim

Një ngjarje e rende eshte shenuar sot ne nje lokal në Divjakë, ku nje i ri eshte maskruar me thike, pas nje sherri banal. Autori ia mbathi pas ngjarjes, por arratia e tij perfundoi shpejt, kur policia e gjeti na kanalin ku ishte fshehur dhe i vuri prangat.

Sipas bluve, “sot rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.