Skip to content
Kronikë

Ngjarja në Vrakë, dy grupe të RENEA-s drejt Malësisë së Madhe

· 1 min lexim

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotme në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ka autoritetet janë mobilizuar autoritetet, të cilat janë organizuar për kapjen e autorit të të shtënave, Lul Rakaj.

Ky I fundit hapi zjarr ndaj dy personave, duke i lënë ata të plagosur.  Me qëllim kapjen e autorit të plagosjes së Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj ne fshatin Vrakë, kanë shkuar dy grupe të Forcave Speciale Renea.

Duhet theksuar se autori i kësaj ngjarjeje, është larguar duke marrë me vete dhe armën e zjarrit pistoletë. Sakaq, ende mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.