Skip to content
Politikë

Ngjarja në Pragë, Rama: Dënojmë ashpër dhunën vdekjeprurëse

· 1 min lexim

Autori i vrasjeve ishte i pajisur me snajper dhe godiste prej një lartësie në ambjentet e Universitetit. Me sa bëhet me dije ai vrau edhe veten e tij pas goditjeve ndaj studentëve të universitetit.

Postimi i Ramës në X: 

Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë.