Skip to content
Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, ja vendimi i gjykatës për policin

· 1 min lexim

“Arrest me burg”, kjo është masa që gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur për policin nga Malësia e Madhe të akuzuar për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje.

Berhan Bajrakurtaj i mbrojtur nga avokati Xhelal Kraja do të qëndrojë në burg për 30 ditë të tjera.

Gjyqtarja e çështjes Irida Kacerja, duke aprovuar kështu kërkesën e prokurorit Vat Staka në një seancë me dyer të mbyllura dha këtë vendim.

Avokati i Bajrakurtaj kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dalë video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”-mësohet të ketë thënë polici.