Skip to content
Bota

Netanyahu i vendosur, paralajmëron Hamasin: Nuk do ndalemi

· 1 min lexim

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, bëri të ditur sot se Izraeli ka shkatërruar pothuaj dy të tretat e forcës ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës. Ai premtoi vazhdimin e operacioneve ushtarake deri në “fitoren totale”, duke shtuar se deri tani janë shkatërruar 16 ose 17 nga 24 batalionet e Hamasit. Netanyahu theksoi se do të duhen shumë muaj për të arritur fitoren, por që ata janë të vendosur ta arrijnë atë.