Skip to content
Politikë

Nesër protestë, Berisha: Erion Veliaj, njofto dorëheqjen

· 1 min lexim

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para mbështetësve, paralajmëroi Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, që të njoftojë dorëheqjen. Ai theksoi se nesër është dita për të firmosur çlirimin e bashkisë.

“Erion Veliaj, mos prit te bashkia, por ik menjëherë, njofto dorëheqjen. Nuk ka forcë në botë që të mban më në atë zyrë,” tha Berisha.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, ai shtoi: “Nesër firmosim çlirimin e bashkisë. Nesër firmosim triumfin e Tiranës, kryeqendrës së kombit.”

“Ju ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohen nesër në betejën e fitores, betejën e çlirimit, betejën e shpëtimit të bashkisë së Tiranës dhe të Shqipërisë,” shtoi Berisha, duke përfunduar me thirrjen: “Fitore, fitore, fitore!”