Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në kulmin e sezonit turistik merrej me shembjet, qeveria e vonuar në pastrimin e mbetjeve

16:15 22/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme kryetarët e bashkive se nuk do të marrin asnjë lekë nga buxheti i shtetit, nëse nuk parashikojnë kostot e pastrimit, ndërsa vuri në dukje se asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare.

“Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozicion, por do të ndërhyjë drejtpërdrejt. Ndërhyrja e parë që do të bëjmë është kjo, asnjë buxhet nuk do kalojë në rast se nuk do jetë parashikuar sipas kostimit për të cilin qeveria do punojë për ju, pastrimi. Ministrja do jetë vetë në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë. Do ishte mirë që krerët e bashkive as të mos e çojnë fare një buxhet në Këshill në rast se nuk është parashikuar pastrimi. Asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare”, tha Rama, pasi i mblodhi kryebashkiakët në kryeministri ditën e sotme.

Madje Rama nuk harroi të tregonte edhe një histori personale nga pushimet e tij në Dhërmi, ku bashkia “bën sikur” mbledh plehrat në pedonale.

“Një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë. Sikur Jorgo, Gjergji të çohej vetë në 4 të mëngjesit dhe ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë dhe i mblidhte. Çohem unë përpara tij dhe zgjoj Jorgon nga gjumi dhe vjen një dum-dum që se di ça viti prodhimi është dhe bëni sikur mbledh plehrat. Janë skena të jetuara në vetë të parë. Më kanë bërë që këtë vit mos të dalë fare”, tha Rama.

Mirëpo në këtë rrëfim në vetë të parë, kryeministri harroi një detaj shumë të rëndësishëm.

Në kulmin e sezonit turistik, fadromat e Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit ishin kudo nëpër plazhet e Shqipërisë, duke shembur objekte, ndërsa nga ana tjetër askush nuk kujtohej për mbetjet që kishin pushtuar jo vetëm rrugët e qyteteve, por edhe zona bregdetare turistike e më tej.

Siç, duket Rama ka qenë me pushime, kur Durrësi ishte mbuluar nga mbetjet në verë, në kohën kur ishte plot me turistë. Pikërisht në këtë periudhë, operacioni “Bregdeti Ynë” vijonte në plazhin e Durrësit, të mbushur nga turistë shqiptarë e të huaj.

E njëjta gjë ndodhte edhe në plazhet e Darzezës dhe të Semanit, në një kohë që në qytetin e Fierit fusha e mbetjeve ishte përfshirë nga flakët dhe askush nuk kujtohej për një zgjidhje.

Pra në një kohë kur duhej të kujdesej për pastrimin e qyteteve e sidomos zonave bregdetare, qeveria bënte të kundërtën; shembte ndërtesa e hiqte çadra e shezlongë në kulmin e sezonit turistik. Ndërsa sot, kur plazhet janë zbrazur, (me shumë mundësi edhe pedonalja e Dhërmiut, siç tha edhe Rama gjatë fjalës së tij), qeveria kujtohet të pastrojë plehrat.

Në fakt, kambanat e alarmit për qeverinë po bien shumë vonë, pasi situata e mbetjeve nuk u krijua brenda ditës. Ajo ka qenë aty prej vitesh dhe përgjegjësia e qeverisë qendrore ka qenë të hartonte një skemë të menaxhimit të mbetjeve në rang kombëtar. Ndërkohë që sot Rama tenton t’ua mvesh përgjegjësinë kryebashkiakëve, që natyrisht pa përgjegjësi nuk janë, në dy mandatet e qeverisë së tij vetëm janë hedhur para në tenderat e inceneratorëve që nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje, por vetëm kanë mbushur xhepat e personave të caktuar.

Nëse këto investime do të ishin bërë në turizëm, qoftë edhe në pastrimin e plazheve nga mbetjet, Shqipëria do të kishte pasur më shumë të ardhura nga një sektor aq i rëndësishëm i ekonomisë.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para
Kosova shpall “non-grata” dy zyrtarët rusë, Vjosa Osmani tregon arsyen

Kosova shpall "non-grata" dy zyrtarët rusë, Vjosa Osmani tregon arsyen

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip