Skip to content
Të Gjitha

Ndryshonte vendimet sipas interesit, ish-sekretarja e Gjykatës Administrative të Vlorës bie në pranga

· 2 min lexim

Policia ka arrestuar ish-sekretaren gjyqësore të Gjykatës Administrative të Vlorës.

Në pranga ka rënë E.Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo e fundit akuzohet se gjatë periudhës dhjetor 2018-nëntor 2019, ka ndryshuar disa vendime të gjykatës, duke favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Mbi 43-vjeçaren rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive. Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E.Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.