Skip to content
Të Gjitha

Ndryshon protokolli i mjekimit ndaj Covid, ja rastet kur mund të shtrohesh në spital!

· 2 min lexim

Mjekët e familjes, kanë lajmëruar se protokolli i kurimit për personat e prekur me Covid-19 ka ndryshuar.

Bëhet me dije se sipas protokollit të ndryshuar, risia është bërja e ekzaminimeve në banesë apo edhe lejimi i vizitave për të sëmurët, duke respektuar protokollin e sigurisë me distancimin dhe mbajtjen e maskës.

Në ndryshimin e ri, nga vizita e mjekut, nëse do të përcaktohen format e lehta, ato me pneumoni dhe me saturime, mbi 92% do të trajtohen në shtëpi.

Po ashtu, tregues dhe selektues se cili pacient do të dërgohet në spital dhe cili jo, do e tregojë vetëm skaneri, i cili nuk duhet të bëhet që ditën e para të shfaqjes së simptomave, por në ditën e 5 ose 6 të sëmundjes.

Ndërkohë që sipas protokollit, vetëm në raste kur do të ketë ulje të parametrave të oksigjenit, apo vështirësi në frymëmarrje, do të jepet për përdorim antibiotiku.

Në rastet e kurimit të pacientëve me Covid-19 në shtëpi, nëse do të bëhen edhe injeksione, duhet që mjekët e familjes apo infermierët e qendrave shëndetësore, të asistojnë në banesë.

Sipas mjekëve, grupmosha më e prekur deri më tani nga Covid-19, janë të rinjtë, për shkak edhe të aktivitetit, lëvizjes dhe mosruajtjes dhe mosrespektimit të rregullave nga kjo grupmoshë.

Bluzat e bardha ndër të tjera kanë deklaruar se kanë një mbingarkesë rastesh të reja çdo ditë nga të prekur me Covid dhe se mjekët e familjes duke pasur ngarkesë 90% të pacientëve i këshillojnë që të kurohen në shtëpi, për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor dhe mos të mbingarkuar spitalet./GazetaReforma.com/