Skip to content
Politikë

Ndryshime në qeveri, emërohet në detyrë zv/ministrja e re e Turizmit dhe Mjedisit (Emri)

· 2 min lexim

Në qeverinë “Rama 3” ka pasur sërish ndryshime. Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi:

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Këshilli i Ministrave ka marrë edhe të tjera vendime në mbledhjen e sotme, ndër të cilat miratimi i protokollit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar. Po ashtu është bërë rishpërndarje e fondeve për Ministrinë e Mbrojtjes, sa i takon Buxhetit të viti 2021.

Vendimi:

Keshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin, në parim, të protokollit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

Vendim:

Rishpërndarjen e fondeve për shpenzime korrente, ndërmjet programeve brenda buxhetit të vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, si më poshtë vijon:

  1. a) Në programin 07340 – “Mbështetja shëndetësore”, të shtohet fondi 107 600 000 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
    b) Në programin 09430 – “Arsimimi ushtarak”, të shtohet fondi 62 000 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë;
    c) Në programin 02120 – “Forcat e luftimit”, të pakësohet fondi 143 200 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë) lekë;
    ç) Në programin 10910 – “Emergjencat civile”, të pakësohet fondi 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA