Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndonëse po ikin, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë

08:17 26/05/2023
Reading Time: 2 min lexim
Exhausted student girl lying on the floor among textbooks, tests and gadgets, copy space. Woman holding head with hands, got tired while preparing for exams. Education and overworking concept

Exhausted student girl lying on the floor among textbooks, tests and gadgets, copy space. Woman holding head with hands, got tired while preparing for exams. Education and overworking concept

Ndonëse bizneset po ankohen si asnjëherë tjetër për mungesën e fuqisë punëtore dhe tregu po e vuan ikjen e brezit të ri, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë, sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa shumë prej tyre po preferojnë të largohen, ose “refuzojnë” të punojnë në punë që paguhen pak.

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022.

Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% (të raportuar nga Eurostat), shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tre herë më e lartë.

Edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit, treguesi është shumë më negativ.

Sipas Eurostat, në Serbi, papunësia tek grupmosha 15-29 vjeç ishte 8.6% në 2022.

Në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 14% në 2020 dhe Mal të ZI 13.8% në vitin 2020 (e dhëna e fundit e disponueshme për të dy shtetet).

I gjithë rajoni ka arritur ta ulë papunësinë tek të rinjtë vitet e fundit (Maqedonia e Veriut e kishte treguesin mbi 20% deri në vitin 2015), ndërsa në Shqipëri në vitin 2022 papunësia tek të rinjtë shënoi një rritje të lehtë.

https://www.monitor.al/te-rinjte-refuzojne-te-punojne-bizneset-ne-krize-per-punonjes-por-papunesia-per-grup-moshen-15-29-vjec-rritet/

Shqipëria është e vetmja në Europë që e ka ende shkallën e papunësisë tek të rinjtë mbi 20% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan në vend të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sipas nivelit arsimor, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç, është më e lartë për ata me arsim të mesëm (25.3) dhe më pak për arsimin 8/9 vjeçar (18.9%) dhe atë të lartë (18.7%).

Sipas gjinisë, papunësia është më e lartë tek të rinjtë (22.4), ndërsa të rejat e kanë këtë tregues 20.5%.

Në Europë, përqindja e të rinjve të papunë ulet në 6.3% në 2022

Sipas Eurostat, në vitin 2022, 4.48 milionë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin të papunë në Bashkimin Europian, duke përfaqësuar 6.3% të popullsisë totale të së njëjtës moshë. Duke parë tendencën afatgjatë, kjo përqindje në vitin 2022 shënon një nivel të ulët historik, që nga fillimi i matjes së serive kohore në 2009 (9.0%).

Situata midis vendeve të BE-së është shumë e ndryshme.

Përqindja e të rinjve të papunë mbi popullsinë totale, ishte nën 4% në Çeki (2,0%), Gjermani dhe Bullgari (3,3% secila), si dhe në Hungari dhe Poloni (3,5% secila).

Nga ana tjetër, përqindja ishte mbi 8% në Spanjë (11.2%), Greqi (10.6%), Suedi (10.3%) dhe Qipro (8.8%).

Krahasuar me vitin 2021, pjesa e të rinjve të papunë mbi totalin e popullsisë, është ulur në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bëjnë Qiproja, Letonia (+0,1 pikë përqindje secila), Rumania (+0,3 pikë përqindje) dhe Estonia (+0,4 pikë përqindje), ku kjo përqindje u rrit lehtë./RevistaMonitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Kreditë me probleme, Mali i Zi dhe Shqipëria me nivelet më të lartë në rajon

Kreditë me probleme, Mali i Zi dhe Shqipëria me nivelet më të lartë në rajon

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip