Skip to content
Bota

Ndërron jetë në burg lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

· 1 min lexim

Së fundmi është shpërndarë lajmi se lideri opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun e famshëm Rrethit Arktik, në Rusi. Lajmin e dhanë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e burgut.

I parë si kritiku më i zhurmshëm i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Ai u transferua në një burg të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.

Shërbimi i burgut në distriktin Yamalo-Nenets tha se po përcaktonte shkaqet e vdekjes së tij, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.