Skip to content
Aktualitet

Ndërroi jetë në kopshtin privat të Fierit, ja çfarë thotë daja i 3-vjeçarit

· 2 min lexim

Lidhur me ngjarjen tragjike në një kopsht privat të qytetit të Fierit, ku u mbyt me kapuçin e xhupit një fëmijë 3-vjeç, ka reaguar daja i vogëlushit i cili rrëfen sesi ishte gjendja e 3 vjeçarit kur kishte shkuar në spital. Ndër të tjera ai zbulon gjithashtu se mjeku i kishte thënë se i mituri kishte një shenjë në grykë.

Daja:

Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi.

Mësohet se shkak për këtë tragjedi është bërë xhupi i fëmijës. Konkretisht dyshohet se, 3 vjeçari i ndjerë ka qenë veshur me xhup, te varësja e rrobave kur ka dashur të marri çantën, ka ngecur kapuçi i xhupit dhe si pasojë është mbytur.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.