Skip to content
Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Luftëtarit, Duka: Ishte një mik i mrekullueshëm

· 2 min lexim

Ditë e trishtë për futbollin shqiptar, teksa është ndarë nga jetaish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmudjeje të rëndë.

Hysi ishte një symbol i ekipit gjirokastrit në vittet ’80 dhe jo vetëm. Për shumë sezone ai ishte trajner i Luftëtarit si në Kategorinë Superiore, edhe në Kategorinë e Parë, nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Për ndarjen nga jeta të Mustafa Hysit ka reaguar edhe kreu i FSHF, Armand Duka. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Duka i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqëve t ëish-futbollistit. Kreu i FSHF thotë se Hysi, veçse një futbollist, trajner shumë i mirë, ishte edhe një mi ki mrekullueshëm.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit!

I paharruar miku im Mustafa Hysi!