Skip to content
Aktualitet

Nata më e bekuar për besimtarët myslimanë, politika uron Natën e Kadrit

· 2 min lexim

Sonte është Nata e Kadrit, nata më e bekuar e vitit për besimtarët myslimanë. Një urim për gjithë besimtarët ka ardhur edhe nga politika.

Urimi i Bashes

Basha uron që Zoti t’i pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat besimtarëve, në këtë muaj të shenjtë rë Ramazanit.
“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë saktificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Basha.

Urimi i Kryemadhit

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se në këtë natë të shenjtë Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet.

“Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare!”, shkruan Kryemadhi.

Urimi i Ruçit

Ruçi e cilëson Natën e Kadrit, natë të madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, ndërsa uron që të falë bekim, mirësi, adhurim e dashuri për të gjithë.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit, këtë natë të madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, në prag të Fiter Bajramit, këtij festivali të shenjtë të besimit, gëzimit, faljes dhe shpresës. Bekim, mirësi, adhurim dhe dashuri për të gjithë.”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit,z.Gramoz Ruçi.