Skip to content
Kryesore

Moti i keq “paralizon” Durrësin

· 1 min lexim

Mbrëmjen e së premtes, disa akse rrugore të qytetit të Durrësit, veçanërisht kryqëzimet dhe periferia, janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.

Durrësi është përfshirë nga reshje shiu dhe erë e fortë me shpejtësi deri në 13 m/s, duke shkaktuar thyerjen e disa pemëve dekorative.

Përmbytjet kanë shkaktuar vështirësi në kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Situata paraqitet problematike në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, si dhe në disa segmente të rrugëve të lagjeve 1, 3, 4 dhe 18.

Probleme ka gjithashtu në zonat e ish-Kënetës dhe plazhit.